
Roma e ka gjithçka të qartë për të nënshkruar me Hector Herrera nga Atletico Madrid në janar.
Skuadra e Serie A dëshiron të nënshkruajë me një mesfushor me përvojë dhe Herrera është në dispozicion me çmim të lirë pasi ai me vështirësi ka luajtur për ekipin e Diego Simeone këtë sezon dhe do të mund të largohej falas këtë verë ,përcjell ORAinfo.

Corriere dello Sport thotë se Roma është e vendosur të bëjë një lëvizje për të, por ata gjithashtu mund të shkojnë pas mesfushorit austriak Florian Grillitsch, kontrata e të cilit me Hoffenheim gjithashtu do të përfundojë në fund të sezonit./ORAinfo/