Raportohet se Krzysztof Piatek është shumë afër transferimit në Milan, ndërsa Leonardo po qëndron në Itali për të mbyllur një marrëveshje me Genoan.
Sipas Sport Mediaset, shefat e Milanit Paolo Scaroni, Ivan Gazidis dhe Paolo Maldini përfaqësojnë klubin në Arabinë Saudite, ku ata do të diskutojnë gjithashtu për të ardhmen e Gonzalo Higuain, përcjell ORAinfo.
Transmetuesi shpjegon se pronari i Genoas, Enrico Preziosi është bindur nga oferta e Rossonerëve për “një hua të kushtueshme me një detyrim për të blerë për rreth 40 milionë euro”.
Por e e vetmja pengesë do të ishte tentimi i Real Madridi që të bëjë një ofertë për sulmuesin.
Megjithatë Mediaset raporton se transferimi i Piatek në Milan është punë e kryer dhe tani ka mbetur vetëm të vendoset rreth të ardhmes së Higuanit i cili po pritet të transferohet në Chelsea. /ORAinfo/