Punë e kryer, United po ia rrëmben yllin 60 milionësh Juventusit

08:49 | 24 Dhjetor 2018

Manchester United ka bërë një ofertë prej 60 milion euro për yllin e Juventusit, Douglas Costa, raporton Rai Sport përcjell ORAinfo.

Ka pasur raporte në shtypin anglez pas shkarkimit të Jose Mourinho se United ishin të interesuar në 28-vjeçarin, por jo se një ofertë ishte bërë.

Ai nuk ka pasur paraqitje të rregullt në Serie A këtë sezon, duke u përdorur vetëm tre herë nga ndeshja në 17 ndeshje të para të Juventusit.

Rai Sport sugjeron që United kanë paraqitur një ofertë prej 60 milionë funte përpara dritares së janarit./ORAinfo/

Komento: