Punë e kryer, Vedat Muriqi transferohet të gjiganti nga Serie A

12:11 | 15 April 2020

Vedat Muriqi pritet të largohet nga Fenerbahçe këtë verë.

Lazio është gati të bëjë ofertë të re për Vedat Muriqin, sulmuesin kosovar të Fenerbahces për të cilin është interesuar edhe Tottenhami. Gazeta turke Fanatic shkruan se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, do të shkojë në Stamboll me ofertë prej 20 milionë eurosh, sapo të kalohet kriza e virusit Covid-19.

Sezoni i Superligës turke është pezulluar përkohësisht shkaku i koronavirusit. Megjithatë, Vedat Muriqi mbetet edhe më tutje ndër temat kryesore në botën e futbollit në Turqi, shkaku i interesimeve të klubeve nga Evropa për të.

Tottenhami ka qenë njëri ndër klubet që ka shfaqur më së shumti interesim për kosovarin deri më tani, pasi që Jose Mourinho u përball me mungesa të mëdha këtë sezon në repartin e sulmit dhe nuk dëshiron t’i përsëritet historia sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, në garën për 25-vjeçarin ka qenë mjaft insistues edhe klubi italian, Lazio. Sipas mediumeve italiane, gjiganti i Serisë A dëshiron të tentojë sërish të arrijë marrëveshje me Fenerbahcen sapo të kalojë kriza e koronavirusit, transmeton express.

Për këtë arsye, drejtori sportiv i Lazio Igli Tare, i cili vjen nga Shqipëria, do ta ketë si destinacion të parë Stambollin për t’u interesuar për kosovarin Muriqi.

Tare raportohet se do të bëjë ofertë prej 20 milionë eurosh gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e Fenerbahces, megjithatë kërkesa e turqve është së paku 25 milionë euro.

Për shkak se Tottenhami tashmë ka bërë ofertë zyrtare, sipas Fanatic, klubet e tjera të interesuara për Muriqin do të duhet ta rritin çmimin të cilin janë të gatshëm ta paguajnë për Muriqin nëse duan t’i sigurojnë shërbimet e tij.

Interesimin e këtyre klubeve Muriqi e ka fituar falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse gjatë këtij sezoni me Fenerbahcen dhe Kombëtaren e Kosovës. Në 25 ndeshjet e tij të zhvilluara të Superligën turke, kosovari ka kontribuar me 13 gola dhe 4 asiste.

Komento: