Mërgim Vojvoda në sezonin e ri do të jetë pjesë e ligës italiane, Serie A.
Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio e ka konfirmuar se mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda do të transferohet nga Standard Liege tek Torino.
Transferimi i Vojvodës do t’i kushtoj skuadrës së Torinos 5.5 milionë euro.
Për Vojvodën ishte e interesuar edhe Atalanta, por ata nuk arritën marrëveshje me Liegin.