Punë e kryer: Zidane largohet nga Real Madrid

12:17 | 27 Maj 2021

Zidane largohet nga Real Madrid.

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht largimin e trajnerit, Zinedine Zidane.

Përmes një komunikate klubi madrilen njofton publikun për largimin e trajnerit francez.

“Real Madrid njofton se Zinedine Zidane ka vendosur ta përfundoj fazën e tij si trajner i klubit tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit spanjoll

Zidane dështoi të fitonte trofe me Real Madrid këtë sezon. Ai e mbylli sezonin e La Ligas në pozitën e 2-të. Kurse në UEFA Champions League, u eliminua nga Chelsea në gjysmëfinale.

Komento: