Agjencia Kundër Korrupsionit ka dalë me një informate të përgjithshme për konkursin e shumëpërfolur në Korporatën Energjetike të Kosovës.
AKK bën me dije se ka pranuar telefonata dhe interesime të individëve të ndryshëm në lidhje me rolin që mund të ketë ky institucion në trajtimin e këtyre pretendimeve.
“Zhvillimi i procedurave hetimore administrative në AKK mund të iniciohen edhe sipas detyrës zyrtare, kërkesave dhe denoncimeve nga palët me interes, pra edhe në rastet kur AKK informohet nga mediat. Zhvillimi i procedurave hetimore administrative pushojnë në rastet kur për temën e njëjtë zhvillohen hetime penale, nga Policia e Kosovës apo Prokuroria”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Njoftimi i plotë i AKK-së:
INFORMATË
*************
AGJENCIA KUNDËR KORRUPSIONIT NJOFTON PUBLIKUN NË LIDHJE ME ROLIN E SAJË NË RAPORT ME PRETENDIMET QË PA PASUR PARREGULLSI NË PROCESIN E REKRUTIMIT NË KORPORATËS ENERGJETIKE TË KOSOVËS (KEK)
Gjatë ditës së djeshme, nga monitorimi i mediave, Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) është informuar me pretendimet që ka pasur parregullsi në procesin e fundit të rekrutimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
AKK, po ashtu, ka pranuar edhe telefonata dhe interesime të individëve të ndryshëm në lidhje me rolin që mund të ketë AKK në trajtimin e këtyre pretendimeve.
Rrjedhimisht, në lidhje me këtë temë, AKK, njofton se:
Zhvillimi i procedurave hetimore administrative në AKK mund të iniciohen edhe sipas detyrës zyrtare, kërkesave dhe denoncimeve nga palët me interes, pra edhe në rastet kur AKK informohet nga mediat.
Zhvillimi i procedurave hetimore administrative pushojnë në rastet kur për temën e njëjtë zhvillohen hetime penale, nga Policia e Kosovës apo Prokuroria.
AKK është institucion kompetent për trajtimin e rasteve të pretenduara për konflikt te interesit sipas ligjin nr. 06/L-011.
Me datë 05 prill 2022, Prokuroria themelore të Prishtinës, përmes njoftimit publik ka konfirmuar që kjo prokurori ka iniciuar hetime për të njëjtin rast.
Rrjedhimisht, AKK nuk mund të ndërmarr procedura hetimore administrative që për njëjtin rast janë iniciuar hetime nga Prokuroria.
Ndërsa, në lidhje me pretendimet për konflikt të mundshëm te interesit në këtë proces, AKK ka filluar mbledhjen dhe trajtimin e informatave relevante duke përfshirë edhe kontaktin me autoritetin përgjegjës për parandalim te interesit në kuadër te KEK-ut.
Procedura për shqyrtimin e konfliktit te interesit është konfidenciale.