Punësimet familjare të VV-së: PSD e “shndërron” qeverinë në sallë dasmash

18:58 | 08 Qershor 2021

Partia Socialdemokrate e Kosovës e ka mbajtur aksionin e radhës kundër qeverisë Kurti.

Ata tek objekti i qeverisë në Prishtinë kanë vendosur me të kuqe dhe të gjelbër mbishkrimin “Sallë Dasmash – Këndon Besnik Bislimi”.

Kjo vije pas punësimeve familjare të evidentuara ditëve të fundit nëpër ministri të familjarëve të zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes, e duke pasë parasysh deklaratat e kryeministrit Kurti në të kaluarën se “kusherinjtë janë për dasma”.

E aksioni i sotëm i PSD-së nuk është i pari kundër qeverisë së Kurtit.

Kjo parti ka organizuar edhe më herët aksione simbolike kundër vendimeve të marra nga pushteti, e të cilat jo rrallë herë kanë përfunduar edhe me arrestime.

Komento: