O’Connell thotë se nëse Kosova nuk punëson njerëz të pavarur dhe me meritë, nuk ka të ardhme
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka folur për punësimet familjare dhe partiake në Kosovë duke thënë se kjo do t’i kushtojë të ardhmes.
“Kemi bashkëpunuar me Qeverinë që dy vjet dhe ka pasë procese që kanë shkuar mirë.Mendoj që është e rëndësishme që proceset të mos keqpërdoret. Nëse Kosova nuk punëson njerëz të pavarur dhe me meritë nuk ka të ardhme.
“Nuk është vetëm që një kompani publike, por ajo që është më e rëndësishme administrata shtetërore të fundsionojë në mënyrë krejt të paanshme, duke mos pasur favorizim për parti, për gripacione dhe për familjarë. Nese dikush zgjidhet për arsye krejtësisht politike atëherë kush mund të suzpozojë që ai apo ajo do të punojë në mënyrë të pavarur”.
“Në këtë rast ka qenë dështim total, ne kemi qenë të përfshirë në një pjesë të vogël të projektit, në muaj të fundit është më keq. Ne kemi parë jo vetëm punësime familjare, por më e rrezikshme është që nëse një pozitë duhet me qenë krejt e pavarur i jepet dikujt të njohur. Kjo gjithmonë ka qenë praktike në Kosovë. Ka pasur disa procese që kanë shkuar mirë dhe kjo tregon që nëse ka vullnet Kosova ka njerëz të kualifikuar dhe të aftë që mund të shërbejnë për Republikën. Praktika ekziston në çdo nivel të shoqërisë, nëse nuk ndryshohet do të ketë shumë problem në Kosovë”.
“Politikanët në çdo vend reagojnë pas presionit të qytetarëve, nëse ata kërkojnë që politikanët të refelktojnë ata reflektojnë. Por nëse qytetarët e pranojnë që ata të punësojnë familjarë ata do ta bëjnë. Disa individë që janë punësuar është kuptuar që në asnjë mënyrë nuk kanë aftësi dhe kështu nuk mund të ketë përparim”.
O’Connell tha se në projektet ku do të marrin pjesë gjithçka do të jetë transparente edhe nëse ka parregullsi.
“Është e rëndësishme që ne nuk dot të pranojmë që projekti të keqpërdoret si ndreqje e imazhit, nëse do të ketë keqpërdorim atëherë do të jetë publike. Unë do të luajë rolin e opozitës dhe jo të diplomatit, unë nuk do të pranojë përgjegjësinë e politikanëve dhe as të qytetarëve. Ne do të ofrojmë mundësinë për ndryshim dhe t’iu tregojmë qytetarëve se çka bëhet në Kosovë dhe ata të reagojnë”.
Ambasadori britanik ka thënë se ka shumë ambasadorë që kanë folur drejtëpërdrejt dhe se nuk është i vetmi.
“Nuk mendoj që jam aq unik. Mendoj që ndoshta kemi fat që ne flasim prej fëmijërisë anglisht dhe kjo na mundëson që të mësojmë gjuhë të reja. Edhe në Kosovë ka ambsadorë që kanë folur drejtëpërdrejt dhe jo vetëm këtë vit por edhe më herët. Për shembull ka qenë Tracey Ann Jacobson, Greg Delawie, Philip Kosnett. Mesazhi për sundimin e ligjit dhe korrupsionit ka qenë gjithmonë nga ambasadorët”.
O’Connell tha sa raporti i Bankës Botërore është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe po ashtu vëmendja e qytetarëve duhet të jetë te rritja ekonomike dhe jo te fjalimet patriotike të politikanëve.
“E di që është e çuditshme që së paku tani ka një debat të fokusuar në çështje ekonomike sepse shumica e kohës shfrytëzohet në debate patriotike. Rritja ekonomike është jetike për qytetarin dhe suksesin e vendit si dhe stabilitetin në rajon. Qeveria dështon ose nuk dështon këtë duhet të dinë qytetarët. Ne duhet të dëgjojmë çka po thotë raporti dhe të shohim rritjen ekonomike në vend. Këto janë sendet konkrete që kërkojnë qytetarët. Rritja ekonomike nuk është sfidë vetëm për Kosovën, por për të gjithë. Mirëpo duke marrë parasysh demografinë e Kosovës duhet të ketë një fokus në këto çështje dhe në të tjerat. Nëse voton për dikë për arsye patriotike e shfajëson për gabimet që ka bërë. Nëse një politikan e tërheq tërë vëmendjen prej gabimeve vetëm për një gjest patriotik, nuk mund të presim të mirë nga ai”.