Punëtorët e Aeroportit sot në grevë gjashtë orëshe, kjo është kërkesa e tyre

07:57 | 21 Gusht 2019

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë do të vazhdojnë grevën edhe gjatë ditës së sotme.

Greva e punëtorëve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” sot do të zgjas gjashtë orë.

Ajo do të nisë në ora 08:00 dhe do të përfundojë në ora 14:00.

Kërkesat e sindikalistëve janë shtesat e rrezikshmërisë për detyra me ekspozim direkt në dëmtim të shëndetit, pushimi vjetor, eliminimin e dallimeve në paga, si dhe shujta.

Kujtojmë se edhe gjatë dy ditëve të mëparshme, punëtorët e sindikatës kanë mbajtur një grevë, ku janë shkaktuar vonesa dhe tollovi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke bërë që shumë fluturime të shtyhen.

Komento: