Punëtorët e KEDS dhe KESCO fillojnë grevën, kërkojnë rritje të pagave prej 100 euro

10:56 | 11 May 2022

Punëtorët e KEDS/Kesco, kanë filluar sot grevën me kërkesën e vetme ngritjen e pagave në vlerë prej 100 eurosh.

Me këtë rast, kryetari i Federatës e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE), Ahmet Hyseni tha se greva do të zgjatë tri ditë dhe të premten në rast se nuk ka ndonjë ndryshim.

“Siç ju kemi lajmërua për greve, sot greva veç po fillon. Sot do të fillojmë nëpër të gjitha distriktet dhe nën distriktet. Sot i kemi thirre të gjithë punëtorët me ardhë nëpër distrikte, siç është distrikti i Prishtinës që e ka nën distriktin e Pejës, nën distriktin e Podujevës, Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës, kështu që dita e parë do të fillojë kështu nëpër krejt Kosovën, distriktet dhe nën-distriktete nëpër vendet e veta. Greva është tri ditëshe, sot do të fillojmë më një orë, nesër me dy orë, pasnesër me tri orë. Po presim që me na thirre më bisedu, nëse s’na ftojnë të premten do të ulët këshilli për të biseduar çka më tutje”, tha ia.

Greva e ditës së sotme do të zgjas një orë, prej orës 08:30 deri në ora 09:30.

“Kërkesa jonë është për rritje të pagave prej 100 euro. Ne kemi biseduar , por e kemi pa që një kohë ka qenë COVID pastaj kriza energjetik. Ne nuk deshta me i bë presion, ne pritëm ashtu siç na tha menaxhimet me prit deri në mars. Në mars u ulëm, dhe ai na ofroj rritje prej 30 euro për punëtorë. Për neve si sindikatë kjo është e papranueshme”.

“Na kemi kërkua 100 euro me u rrit për cdo punëtor. Njëherë për niher kemi kërkua 100 euro”.

Avdullah Miftari tha se “Na kemi dal me shpreh pakënaqësinë tonë. Të ardhurat mujore që ma përkasin nuk janë absolutisht të mjaftueshme duke u bazuar se sa është rritja e cmimeve.ne të gjithë mbajmë familje dhe me këto të ardhura veç humbje kohe”

“Na do të vazhdojmë me qëndrimet tona, kemi qëndrim statik. Gjithëhere do të qëndrojmë të paepur”.

Greva do të zhvillohet për tre ditë me rradhë:

11 Maj, 08:30-09:30

12 Maj, 08:30-10:30

13 Maj, 08:30 – 11:30/EO

Komento: