Punëtorët e KEK-ut s’e morën pagën e 13-të, Sindikata: Kryeministër, edhe ne jemi Kosovë

22:25 | 01 Prill 2026
punetoret-e-kek-ut-s’e-moren-pagen-e-13-te,-sindikata:-kryeminister,-edhe-ne-jemi-kosove

Sindikalistët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës për mosndarjen e pagës së 13-të për punëtorët e KEK-ut.

Sindikata e Re e KEK-ut ka thënë se nga ky vendim i ekzekutivit janë lënë jashtë punëtorët e kësaj korporate, por edhe të disa ndërmarrje tjera.

“Edhe ne jemi Kosovë! Ne jemi ata që çdo ditë punojmë pa u ndalur, në kushte të rënda, mes rrezikut dhe sakrificës, për të mbajtur dritën ndezur në çdo shtëpi të këtij vendi. Ne nuk jemi thjesht punëtorë – ne jemi shtylla që e mban Kosovën funksionale. Ne kemi familje. Kemi fëmijë në shkolla. Kemi prindër të sëmurë. Kemi halle dhe sfida si çdo qytetar tjetër. Por, pavarësisht gjithçkaje, ne nuk ndalemi kurrë. Punëtorët e KEK-ut janë ndër kontribuuesit më të mëdhenj në buxhetin e shtetit, duke gjeneruar miliona euro çdo vit.”, thuhet në reagimin e tyre.

Kjo sindikatë ka thënë se punëtorët e KEK-ut padrejtësisht po lihen anash. Kundër kësaj, ata kanë paralajmëruar mbajtjen e një konference për të enjten, para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Komento: