Ka tre muaj që punëtorët e Lotarisë së Kosovës nuk kanë marrë asnjë cent nga shteti.
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës, ende nuk kanë marrë një përgjigje se çfarë do të bëhet me ta.
Prej nga pushimi i aktivitetit të kësaj lotarie, punëtorët kanë mbetur pa paga.
Janë këtë punëtorët e Lotarisë së Kosovës, e cila për shkak të ligjit për lojëra të fatit është detyruar të pushojë aktivitetin.
Për këtë arsye dolën edhe në protesta.
E megjithëse protestat i kanë ndalur, Ismet Uka, anëtari i sindikatës së Lotarisë, thotë se qeveria nuk ka bërë asgjë për të zgjidhur problemin e tyre.
E për të zgjidhur këto telashe, këta të hënën kanë një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Kjo u jep shprese se do te ketë lëvizje pozitive për ta.
Por, duket se zgjidhja e këtij problemi nuk është edhe aq e lehtë.
Kjo pasi që në strategjinë legjislative për këtë vit, nuk është parapara inicimi i ndonjë ligji për Lotarinë e Kosovës.
Lulzim Rafuna, këshilltar i Ministrit të Financave, thotë se inicimi i ligjit të ri ka një procedurë të gjatë, për të cilën shton se ka edhe një zgjidhje.
Ditë më parë punëtorët e Lotarisë kanë protestuar për herë të dytë para Qeverisë.
Derisa premtuan vazhdimin e tyre, nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen.