
Punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), kanë protestuar edhe sot për të gjashtën herë më radhë kundër vendosjes së Presidencës në objektin e kësaj ministrie.
Ata po konsiderojnë se objekti i destinuar për ta nuk plotëson kushtet për punë dhe poashtu janë kundër që shteti të shpenzojë miliona euro për qira në objekt privat
Përfaqësuesi i Sindikatës së Punëtorëve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi ka thënë se refuzojnë të vendosën në objekt privat, ku shteti do të shpenzonte para të majme për këtë gjë.
Sipas tij, më i arsyeshmen do ishte kalimi i këtij stafi në ndonjë institucion publik sesa në privat sepse kostoja do jetë e lartë për të paguar qeren.
Punëtorët e MKRS-së janë shprehur kundër shpenzimit marramendës të parasë publike prej 41 mijë euro në muaj për pagesën e qirasë për një objekt që nuk i plotëson nevojat e një institucioni siç është MKRS dhe investimi me miliona euro për renovimin e objekti për Zyrën e Presidencës.
Ndryshe, punëtorëve të Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga dje u është ndalur edhe ngrohja në zyrat e tyre në objektin në sheshin “Nëna Terezë”, pas paralajmërimit për t’i lëshuar zyrat për presidencën.
Punëtorët e kësaj ministrie tash e dy ditë janë detyruar të punojnë në kushte aspak të favorshme për punë.
Mirëpo, ata thonë se janë të vendosur të qëndrojnë në zyrat e tyre, pavarësisht presioneve siç është ai i ndaljes se ngrohja. /ORAinfo/