Punëtorët e MPJ-së zgjodhën një mënyrë interesante për ta përcjell ceremoninë e përurimit të bustit

16:03 | 12 June 2019

Sot në sheshin “Madeline Albright”, është zbuluar edhe busti i ish-Sekretares së Shtetit.

Kjo ngjarje u përcjellë nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, mediave e zyrtarëve, shkruan ORAinfo.

Nga turma e madhe, shumë qytetarë nuk arrinin të shihnin asgjë.

Gjëja e vetme që e kishin të mundur, ishte të dëgjonin zërit e atyre që merrnin fjalën.

Por, kishte prej tyre që këtë problem e kishin zgjidhur.

Ata ishin punëtorët e Ministrisë së Jashtme, të cilët shfrytëzuan shkallët emergjente për ta përcjellë këtë organizim.

Nga aty, ata mund të shihnin gjithçka, e padyshim se nuk e humbën rastin për të bërë edhe foto e video të ndryshme. /ORAinfo/

Komento: