Punëtorët e Prishtina Parking protestojnë për mospagesën e pagave

11:25 | 07 Korrik 2026
punetoret-e-prishtina-parking-protestojne-per-mospagesen-e-pagave

Punëtorët e ndërmarrjes “Prishtina Parking” po mbajnë protestë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për mospagesën e pagave.

Protesta po zhvillohet në objektin e “Prishtina Parking”, në rrugën “Musa Tolaj”, objekti “Donika 2”, në lagjen Lakrishte.

Sipas organizatorëve, protesta synon të kërkojë ekzekutimin e menjëhershëm të pagave dhe adresimin e shqetësimeve të punëtorëve.

Ata kanë paralajmëruar se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, nuk përjashtohen edhe veprime të tjera sindikale.

Komento: