Punëtorët e “Prishtina Parkingut” protestojnë për të tretën herë

16:05 | 25 Mars 2026
punetoret-e-“prishtina-parkingut”-protestojne-per-te-treten-here

Punëtorët e “Prishtina Parkingut”, kanë protestuar për të tretën herë radhazi para zyreve të kësaj ndërmarrjeje.

Ata po kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës.

Rritja e pagës, pagesa e shujtës, pagesa e sigurimit shëndetësor, shlyerja e borxhit për muajin shtator dhe pagesa e kontributit të sindikatës janë kërkesat kryesore që këta punëtorë kërkojnë nga ndërmarrja dhe Komuna e Prishtinës.

E, në rast se këto kërkesa nuk u plotësohen, të njëjtit kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme.

Safet Zuka, anëtar i kryesisë së punëtorëve të “Prishtina Parkingut”, deklaroi se kjo është protesta e tretë dhe se ende nuk ka pasur reagim nga pala tjetër.

Komento: