Punëtorët e Spitalit “Sami Haxhibeqiri” protestojnë pas sulmit të djeshëm ndaj stafit shëndetësor

12:26 | 16 Janar 2026
Punëtorët e Spitalit “Sami Haxhibeqiri” protestojnë pas sulmit të djeshëm ndaj stafit shëndetësor

Me organizim të Sindikatës, punëtorët e Spitali Sami Haxhibeqiri në Mitrovicë kanë mbajtur sot një protestë, duke shprehur pakënaqësinë dhe indinjatën e tyre pas sulmit të ndodhur një ditë më parë ndaj dy punëtorëve të sigurimit dhe një infermiereje në Repartin e Ortopedisë.

Gjatë protestës, stafi shëndetësor e cilësoi ngjarjen si të rëndë dhe të papranueshme, duke kërkuar siguri më të madhe në ambientet e spitalit dhe mbrojtje institucionale për punonjësit.

Përfaqësuesi i Sindikatës, Agron Sumiçi, deklaroi se protesta është shprehje e mllefit dhe revoltës për sulmin e djeshëm, duke kërkuar që autorët e sulmit ndaj stafit shëndetësor të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës para ligjit.

Komento: