Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë protestojnë edhe nën reshjet e mëdha të shiut

11:26 | 26 Nëntor 2025
Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë protestojnë edhe nën reshjet e mëdha të shiut

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë nuk janë zmbrapsur as në këtë ditë me reshje të mëdha të shiut për të kërkuar të drejtën e tyre elementare, pagën.

Ata janë mbledhur në ditën e tretë para Komunës së Prishtinës, nga ku kërkojnë që të bëhet një zgjidhje.

Nga e hëna kryeqyteti nuk ka qarkullim të autobusëve, e kjo u bë siç kanë thënë për shkak të mungesës së pagës dhe karburanteve.

Komento: