Punëtorët me duart lart, publikohen pamjet e plaçkitjes me armë në degën e BKT-së në Prishtinë

10:00 | 01 Prill 2022

Filiali i Bankës Kombëtare Tregtare në lagjen Dardania në Prishtinë është grabitur këtë mëngjes.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Reporteri se grabitja ka ndodhur rreth orës 08:40.

Sipas Policisë, grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes ndodhen Policia dhe Ambulanca.

Ndërkohë nga disa pamje që ka publikuar Indeksonline nga momenti i plaçkitjes, shihet një punëtor i kësaj banke me duart lart.

Komento: