Punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik në UP kërkojnë pagë 350 euro – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik në UP kërkojnë pagë 350 euro

13:11 | 19 Dhjetor 2019

Pagë 350 euro kërkojnë punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik në UP.

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” protestuan sërish për shkak të pagës së ulët.

Ata u mblodhën para objektit të rektoratit duke kërkuar që paga e tyre të jetë 350 euro.

Edhe pse protesta ishte e qetë, kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat Jusuf Azemi u urdhërua të shkojë në polici për shkak të mos aprovimit të kërkesës për mbajtjen e protestës nga ana e policisë.

Azemi tha ka marrë një urdhër kërkesë që të intervistohet në polici, teksa shtoi se kërkesën për protestë e kishte bërë tri ditë më parë.

Derisa u shoqërua për në polici, Jusuf Azemi tha se kërkesat janë të drejta të punëtorëve, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk realizohen këto kërkesa për rritje të pagave, nga 1 janari do të ashpërsohen edhe më tej protestat dhe grevat.
Ai po ashtu shprehu dyshimet për manipulimet tenderuese nga ana e rektoratit.

Bukurie Haziri, përfaqësuese e punëtorëve teknikë, theksoi se kërkesat janë të qarta për rritje të pagasë 350 euro, por nuk po arrijnë që të marrin një përgjigje nga ana e rektoratit.

Madje ajo tha se do të protestojnë vazhdimisht derisa të realizohen kërkesat e punëtorëve.

Edhe Rexhep Gashi përfaqësues i punëtorëve fizikë, shprehu pakënaqësitë e tij për mos realizmin e kërkesave për rritje të pagave nga ana e rektoratit, sipas të cilit kërkesat e tyre janë të arsyeshme.

Po ashtu edhe Gashi po kërkon që në proceset tenderuese të jenë të përfshirë edhe punëtorët që mos të ketë parregullsi në paga.

Ndërsa, zyrtarë të rektoratit nuk janë deklaruar me arsyetimin se janë në mbledhje të senatit.

Komento: