Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës sot hyjnë në grevë

08:23 | 16 Shtator 2024
punetoret-teknike-te-kuvendit-te-kosoves-sot-hyjne-ne-greve

Duke filluar nga ora 07:00, sot punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës do të hyjnë në grevë në shenjë proteste për shkak të pagave të ulëta.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur në një njoftim se greva do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë protestuar edhe në muajin korrik para këtij institucioni me kërkesë rritjen e pagave për punën e tyre.

Komento: