Zyrtari i bankës njofton policinë se u deponuan 490 euro falso.
Në një bankë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë janë deponuar 490 euro flaso nga klientë të ndryshëm.
Rastin në polici e ka hapur një zyrtar i bankës.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
FALSIFIKIM I PARASË/Magj. Ferizaj-Prishtinë 14.11.2022-10:50. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar bankar ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash të deponuara nga klient të ndryshëm, kanë hasur në disa kartëmonedha me vlerë prej 300 euro dhe monedha me vlerë prej 190 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore.