Punëtori i Postës nuk i dorëzoi mbi 2 mijë dërgesa që e kishte obligim, arrestohet nga policia

20:29 | 05 October 2021

Një punëtor i Postës së Kosovës është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Sot me datë 05.10.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar personin e dyshuar me iniciale (M.B. ) si dhe është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit të lartcekur ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi (dërgesat postare) të pa dorëzuara nga i dyshuari i cili ka qenë përgjegjës për dorëzimin e tyre tek palët e adresuara gjate kohës sa ka qenë punëtorë i Postës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Dëshmitë dhe provat e gjetura dhe sekuestruara janë si në vijim:

682 Shkresa të Gjykatës

512 Fatura të tatimit mbi pronë

337 Fatura te Valës

57 Dërgesa Ndërkombëtare

200 Shkresa të Trustit

197 Fatura të Bankave

7 Shkresa të Ministrisë së Bujqësisë

18 Dërgesa nga Komuna e Lipjanit

1 Dërgesë nga AKP

14 Dërgesa nga Përmbaruesit privat

1 Dërgesë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor

Në total (2026) dërgesa të ndryshme të pa dorëzuara që i dyshuari kishte obligim ti dorëzonte tek palët e adresuara në bazë të detyrës së tij zyrtare.

Me këto veprime personi i dyshuar (M.B,) dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoriteti zyrtar” sipas nenit 414 të kodit penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga PTH-Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë.

Komento: