
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të punimeve infrastrukturore për lidhjen e rrugës “Skënder Çeku” me rrugën “Muharrem Fejza”, do të ketë mbyllje të përkohshme dhe të pjesshme të qarkullimit në rrugën “Muharrem Fejza”.
Qarkullimi i automjeteve do të organizohet dhe menaxhohet në mënyrë të kontrolluar, përmes një shiriti rrugor, me qëllim të sigurimit të rrjedhës sa më të rregullt dhe të sigurt të trafikut.
⏳ Periudha e mbylljes:
Nga data 19.12.2025, ora 20:00
Deri më 21.12.2025, ora 20:00
Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, si dhe rekomandon përdorimin e rrugëve alternative gjatë kësaj periudhe.