Punime në ujësjellës, këto zona janë pa ujë nesër në Prishtinë

22:40 | 22 Gusht 2023
punime-ne-ujesjelles,-keto-zona-jane-pa-uje-neser-ne-prishtine

Punimet për infrastrukturë më të mirë të rrjetit të ujësjellësit, që do të mbahen nesër, do të ndalojnë furnizimin me ujë përkohësisht në disa zona të Prishtinës.

Kështu kanë bërë të ditur nga Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Sipas tyre, punimet do të realizohen në lagjën 038 dhe disa lagje të tjera.

“Do të mbesin pa furnizim me ujë nga ora 11:00-16:00 këto zona: Hajvalia, lagjja 038, lagjja Qëndresa, lagjja Qershia, lagjja NIC, Priam Village, Swiss Village, zona industriale në Çagllavicë deri te Hotel Emerald” thuhet në njoftim.

 

Komento: