Punonjësit e Shëndetësisë me dy e më shumë vende të punës

18:32 | 04 April 2019

Zyrtarëve të ndryshëm të shtetit kanë filluar që t’iu publikohet pasuria, e këtë e ka bërë Agjencioni Kundër Korrupsion.

Fillimisht, janë punonjësit e Shëndetësisë, ata që dukshëm vërehet se kanë dy e më shumë vende të punës.

Por, nëse analizojmë të hyrat dhe pasurinë e tyre të paluajtshme, padyshim që janë për ‘lakmi’.

Ilir Kurtishi është zgjedhur drejtor në Klinikën e Onkologjisë që nga 27 dhjetori i vitit 2018, derisa në Fakultetin e Mjekësisë është emëruar asistent më 20 shtator të vitit 2005.

Por, Kurtishi kontribut jep edhe në kolegjin “Rezonanca” si mësimdhënës që nga viti 2018.

Nga ana e tij, Kurtishi ka deklaruar hollësisht të hyrat vjetore.

Edhe kolegu i tij, Murat Berisha është i angazhuar në tre vende të punës.

Në Klinikën e Kirurgjisë së fëmijëve si drejtor është emëruar më 27 dhjetor të vitit 2018, derisa si ligjërues në kolegjin “Rezonanca” që nga 1 janari i vitit 2018.

Berisha është edhe anëtar i Bordit të FSSH-së që nga 19 prilli i vitit 2018.

Serbeze Kabashi-Muqaj është drejtoreshë e Klinikës së Radiologjisë që nga nëntori i vitit 2015.

Kabashi- Muqaj është mësimdhënëse e angazhuar edhe në F.SH.M “Rezonanca” më 1 janar të 2004.

Me kohë të caktuar ajo punon edhe si mjeke specialiste në Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca” nga janari 2015.

Ndërkaq në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, si profesoreshë e Radiologjisë nga viti 2012.

Ndërkohë që pasuria e saj e paluajtshme nuk është se qëndron edhe aq keq.

Edhe anëtari i borit në Ministrinë e Uran Ismajlit, Rrezert Halili ushtron disa detyra në institucione të ndryshme.

U.D.Zv Drejtor në QKMF është emëruar që nga marsi i vitit 2017.

Në kompaninë e Sigurimeve “Scardian”, ai poashtu punon si vlerësues i dëmeve mjekësore.

Halili në Oden e Mjekëve të Kosovës është i angazhuar si nënkryetar që nga viti 2013.

Kujtojmë faktin se Agjensioni Kundër Korrupsion brenda pak ditësh pritet vazhdimisht të publikojë të dhënat për zyrtarët e institucioneve të vendit.

Komento: