Punonte ndërtimtari, gjendet i vdekur prizrenasi në afërsi të një objekti

08:55 | 26 Gusht 2023
punonte-ndertimtari,-gjendet-i-vdekur-prizrenasi-ne-afersi-te-nje-objekti

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në afërsi të një objekti në Prizren është gjetur pa shenja jete një person.

Sipas policisë, vdekjen e ka konstatuar mjeku, teksa bëhet e ditur se i njëjti kishte qenë punëtor ndërtimi në kompani.

“Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndersa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

Komento: