Punuan vullnetarë në QKUK, një grup rezultojnë të infektuar me koronavirus

11:54 | 16 Korrik 2020

Deputetja tregon se vajza e saj dhe një grup vullnetarësh në QKUK kanë rezultuar pozitiv me COVID 19.

Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu ka njoftuar se vajza e saj bashkë me disa kolegë që kishin punuar si vullnetarë në Repartin e Emergjencës janë konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e AAK’së përmes një shkrimi në Facebook.

E njëjta ka bërë të ditur se vajza e saj dhe vullnetarët tjerë kishin që katër muaj që po ndihmonin në emergjencë.

Komento: