Pushimi të dielën, ky është reagimi nga opozita

21:37 | 02 Mars 2020

E diela ditë pushimi, po pritet me reagime nga më të ndryshmet.

Të hënën ka hapur dyqanin e tij si zakonisht. Por, Bashkim Terstena, këtë nuk mund ta bëj të dielën.

Kjo për shkak se Kuvendi Komunal në këtë qytet, pranoi propozimin e kryetarit Agim Aliu, që e diela të jetë ditë pushimi për shumicën e bizneseve.
E këtë vendim, e kanë mirëpritur edhe pronarët e bizneseve.

E këtë gjë, e kanë mirëpritur edhe qytetarët në këtë komunë.

Por, ndryshe nga këta, mendon asamblisti nga radhët e LDK’së, Shkëlzen Selmani.

Ky thotë që më këtë vendim, po dëmtohen bizneset e këtij qyteti.

E në komunën e këtij qyteti, kanë thënë që deri tek ky vendim, erdhi pas kërkesës së vet bizneseve të kësaj komune.

Madje, sipas zyrtarit për informim në Komunën e Ferizajt, Albion Sherifi, ka pasur kërkesa që edhe e shtuna të bëhet ditë pushimi.

Në fund Sherifi, tha se ky vendim pritet të hyjë në fuqi brenda muajit mars.

Komento: