Pushohen nga puna, pasi dyshohet se patën marrëdhënie intime me të burgosurit

10:07 | 12 Mars 2023

18 gardiane pushohen nga puna, pasi dyshohet se patën marrëdhënie intime me të burgosurit.

Tetëmbëdhjetë gardiane në burgun më të madh të Britanisë, HMP Berwyn, janë pushuar nga puna, pasi dyshohet se kryen marrëdhënie seksuale me të burgosurit.

Marrëdhëniet u zhvilluan gjatë gjashtë viteve të fundit.

Njëra nga të dyshuarat, Jennifer Gavan, pranoi 150 dollarë për të kontrabanduar një telefon në qelinë e grabitësit Alex Coxon dhe dyshja u kapën më vonë duke shkëmbyer fotografi të tmerrshme përmes WhatsApp.

Gavan u deklarua fajtore për sjellje të pahijshme dhe u dënua me tetë muaj burgim.

Koleget e saj Emily Ëatson dhe Ayshea Gunn gjithashtu u mbyllën në qeli pasi kishin lidhje dashurie me të burgosurit, shkruan Mirror.

Ëatson kishte një marrëdhënie seksuale me tregtarin e drogës John McGee, i cili ishte dënuar me tetë vjet burg. Dhe Gunn u lidh me grabitësin e armatosur Khuram Razaq, me të cilin shkëmbeu foto dhe video “seksi”.

Që nga viti 2019, rreth 31 oficere femra në Angli dhe Uells janë shkarkuar për shkak të marrëdhënieve të papërshtatshme, tregojnë statistikat e Ministrisë së Drejtësisë. Këtu përfshihet edhe një oficere që kishte fëmijë me një të burgosur.

Komento: