Pushteti humb sërish betejën me NPB-në për projektin afaristo-banesor në Lakrishtë

15:34 | 24 October 2022

Pushteti sërish ka humbur betejën me Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB).

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, thuhet se është refuzuar si i pabazuar propozimi LVV-së për caktimin e masës së sigurisë ndaj projektit të Ndërmarrjes Publike Banesore për ndërtimin e objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakrishte”.

Sipas aktvendimit, palët kanë të drejtë ankesa në afat prej shtatë ditësh.

Madje për tu vendosur masa e sigurisë, sipas Gjykatës Themelore duhet të bëhet i besueshëm elementi i rrezikut, derisa nuk plotësohen premisat ligjore për caktimin e masës për sigurimin e kërkesë padisë.

Tutje, Gjykata ka përmendur edhe arsyet e tjera të cilat quan deri në refuzimin e kërkesës së masës së sigurisë.

Lidhur me rastin, NPB-ja është ballafaquar në gjykatë edhe me padi nga Qeveria e Kosovës, por rastin e ka fituar me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Më 21 prill të këtij viti, Gjykata e Apelit ka refuzuar padinë e Qeverisë së Kosovës për caktimin e masës së sigurisë ndaj projektit të iniciuar nga NPB-ja.

Po ashtu, paraprakisht në muajin shkurt, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka rrëzuar të njëjtën padi të Qeverisë së Kosovës kundër Ndërmarrjes Publike Banesore.

Projekti për objektin afaristo-banesor në “Lakrishtë”, i cili është iniciuar nga NPB-ja dhe do të ndërtohet në partneritet publiko-privat, ishte pezulluar pas padisë së ushtruar nga Ministria e Ambientit.

Në muajin shkurt, Gjykata Themelore në Prishtinë e rrëzoi padinë e Qeverisë së Kosovës kundër Ndërmarrjes Publike Banesore.

Projekti për objektin afaristo-banesor në “Lakrishtë”, i cili është iniciuar nga NPB-ja dhe do të ndërtohet në partneritet publiko-privat, ishte pezulluar pas padisë së ushtruar nga Ministria e Ambientit.

Vendimin për pezullim e kishte nxjerrë Ministria e Ambientit në muajin tetor të vitit të kaluar, pas dyshimeve të ngritura për shkatërrim mjedisor përmes azbestit, gjatë rrënimit të objekteve që ndodheshin në pronën e NPB-së.

Asbesti është një material që gjendet në pothuajse të gjitha ndërtesat e vjetra në kryeqytet.

Kontrata, përmes Avokaturës Shtetërore, është dërguar me Kallëzim Penal në Prokurori Speciale e cila veten e ka shpallur jo kompetente dhe është iniciuar rast në Gjykatën themelore për anulimin e kontratës.

Komento: