Pushteti i ri i Mitrovicës V. nis ndërrimin e karrigeve në sallën e sportit me ato të flamurit serb – ndërhyn policia

18:56 | 16 Dhjetor 2025
Pushteti i ri i Mitrovicës V. nis ndërrimin e karrigeve në sallën e sportit me ato të flamurit serb – ndërhyn policia

Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, duke ndaluar zyrtarët komunalë, që tani janë nga Lista Serbe, që të largojnë karriget me ngjyra që simbolizojnë qytetin e Mitrovicës dhe t’i zëvendësojnë ato me karrige që simbolizojnë flamurin e Serbisë.

KosovaPress thotë të ketë siguruar një fotografi nga brenda palestrës sportive, ku pretendon se shihen zyrtarë të Policisë së Kosovës të pranishëm në ambientet e objektit. Sipas fotografive, brenda sallës së sportit është parë edhe Igor Simiq, përfaqësues i Listës Serbe. Deri në këto momente, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me ndërhyrjen apo rrethanat që kanë çuar në këtë situatë.

Komento: