Pushtimi i Ukrainës: Miliarderët rus humbin 39 miliardë dollarë brenda gjysmë dite

11:23 | 25 February 2022

Miliarderët rus humbin 39 miliardë dollarë brenda gjysmë dite

Pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, i kanë ndjerë ekonomia ruse menjëherë. Miliarderët e saj kanë humbur miliarda prej pasurisë së tyre për më pak se 24 orë.

Njerëzit më të pasur në Rusi po i ndjenin humbjet financiare që kur ka nisur tensioni mes shtetit të tyre dhe Ukrainës. Por, rëniet kanë shkuar në tjetër nivel 24 orët e para të luftës.

Që prej kur forcat ruse hyn në Ukrainë, në orët e para të 24 shkurtit, për më pak se 24 orë, të pasurit e Rusisë kanë humbur 39 miliardë dollarë, raporton Bloomberg, transmeton Gazeta Express.

Dëmet u janë shkaktuar në të gjitha asetet. Rëniet ekonomike të Rusisë brenda 24 orëve, konsiderohen si më të mëdhatë prej vitit 1987.

Një nga krizat më të rënda të sigurisë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore kërcënon të thellojë rënien e tregut në rajon, por veçanërisht në Rusi, e cila është goditur me sanksione nga SHBA dhe Britania e Madhe. Një grusht miliarderësh, duke përfshirë Gennady Timchenko, janë gjithashtu subjekt i dënimeve për lidhjet e tyre me presidentin rus, Vladimir Putin.

Vagit Alekperov, prodhues i naftës, dhe pronar i “Lukoil”, ka pasur rënien më të madhe në pasurinë e tij,. Sipas indeksit të Bloomberg per miliarderët, pasuria e tij ka pësuar rënie prej 6.2 deri në 13 miliardë dollarë

Komento: