Pushtimi i Ukrainës, qytetarët protestojnë para Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë

14:03 | 25 Shkurt 2022

Qytetarët protestojnë para Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë

Të premten në Prishtinë është protestuar kundër luftës që ka nisur Rusia në Ukrainë.

Disa qytetarë kanë protestuar pranë Zyrës Ndërlidhëse Ruse.

Nga viti 2005 Zyra Ndërlidhëse Ruse funksionon në Kosovë nën ombrellën e një akreditimi pranë misionit të UNMIK-ut që bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Pjesëtarët e zyrave ndërlidhëse nuk i nënshtrohen asnjë regjimi të vizave dhe kanë të drejtë të hyrjes dhe qëndrimit në Kosovë. Ata pajisen me dokumente speciale nga OKB-ja dhe kanë të drejtë të hyjnë dhe të dalin nga territori i Kosovës sa herë që duan, shkruan REL.

Përpos imuniteteve të tjera të përcaktuara me këtë rregullore, stafi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë ka imunitet të plotë “nga juridiksioni penal, civil dhe administrativ vendor”.

Përveç stafit që ka imunitet, edhe ambientet e Zyrave Ndërlidhëse janë të paprekshme.

Komento: