Pushtimi rus| “Bishat” e Francës marrin dritën jeshile për të shkuar në Ukrainë

16:42 | 04 Mars 2022

“Bishat” e Francës marrin dritën jeshile për të shkuar në Ukrainë

Legjioni i “të Huajve” i Francës ka dhënë autorizim të posaçëm për ushtarët ukrainas që të shkojnë në zonën e konfliktit për të ofruar ndihmë për familjet e tyre. Sipas raportimeve, në ditët e fundit janë lëshuar 74 leje, duke u dhënë mundësi kështu legjionarëve ukrainas të largohen nga baza deri në dy javë.

Ata mund të shkojnë vetëm në vendet fqinje me Ukrainën për t’u takuar me të afërmit që largohen. Ata nuk kanë leje të kalojnë në Ukrainë dhe nuk janë të autorizuar të luftojnë, megjithatë praktika ka treguar që janë përfshirë edhe në beteja.

Përveç kësaj, zëdhënësi i Legjionit “të Huajve” Jean-Philippe Bourban tha se rreth 20 legjionarë ukrainas janë zhdukur pa leje nga bazat e tyre në Francë që nga fillimi i konfliktit. Nuk dihet nëse ata kanë dezertuar për të luftuar brenda Ukrainës, apo nëse do të kërkojnë autorizim sipas rregullave të reja.

I themeluar në 1831, Legjioni Francez i “të Huajve” prej 9000 trupash aktualisht ka 710 ukrainas, si dhe 450 rusë. Sipas zëdhënësit, mes dy grupeve nuk ka pasur tensione.

Komento: