Më shumë se 1 milion qytetarë janë larguar tashmë nga Ukraina
Rreth 1.2 milionë njerëz tashmë janë larguar nga Ukraina pas fillimit të pushtimit rus, njofton Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Më shumë se gjysma e këtij numri, hynë në Poloninë fqinje.
Refugjatë nga Ukraina kanë shkuar edhe në Hungari, Moldavi, Sllovaki dhe Rumani.
Nëse situata vazhdon të përkeqësohet, para shihet që rreth 4 milionë njerëz mund të largohen nga Ukraina. Popullsia totale e Ukrainës para pushtimit ishte rreth 44 milionë.