Pushtimi rus, më shumë se 1 milion qytetarë janë larguar nga Ukraina

09:27 | 05 Mars 2022

Më shumë se 1 milion qytetarë janë larguar tashmë nga Ukraina

Rreth 1.2 milionë njerëz tashmë janë larguar nga Ukraina pas fillimit të pushtimit rus, njofton Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Më shumë se gjysma e këtij numri, hynë në Poloninë fqinje.

Refugjatë nga Ukraina kanë shkuar edhe në Hungari, Moldavi, Sllovaki dhe Rumani.

Nëse situata vazhdon të përkeqësohet, para shihet që rreth 4 milionë njerëz mund të largohen nga Ukraina. Popullsia totale e Ukrainës para pushtimit ishte rreth 44 milionë.

Komento: