Pushtimi rus, më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

12:15 | 11 March 2022

OKB thotë se më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

Agjencia e Kombeve të Bashkuara e migracionit, tha të premten, më 11 mars se më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina deri më tani.

Shifrat e fundit tregojnë 200,000 refugjatë shtesë që nga raporti i fundit deri më 10 mars.

Në anën tjetër, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha të premten se të paktën 1.85 milionë njerëz u zhvendosën brenda Ukrainës.

Komento: