Pushtimi shumë afër, kaq kanë fuqi ushtarake Rusia dhe Ukraina

22:29 | 11 February 2022

Rusia javën e ardhshme mund ta sulmojë Ukrinën.

Më shumë se 100 mijë trupa ruse janë grumbulluar në kufi me Ukrainën duke ngjall dyshimet e një lufte në Europën Lindore.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Rusia mund të pushtojnë Ukrainën javën e ardhshme duke u kërkuar amerikanëve në Kiev që të lënë këtë shtet brenda 48 orëve.

Rusia dhe Ukraina janë dy vendet me territorin më të madh në Europë. Fqinjët ishin pjesë e 15 republikave sovjetike që përbënin BRSS. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Ukraina u bë vend i pavarur dhe u distancua nga Rusia.

Në pranverën e vitit 2014, pas muajsh protesta antiqeveritare në Ukrainë që rezultoi me rënien nga pushteti të udhëheqësit të përkrahur nga Kremlini, Rusia pushtoi dhe aneksoi Gadishullin e Krimesë. Një muaj më vonë, seperatistët pro-rusë filluan të pushtonin territore nga rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës Lindore. Nga luftimet atje, sipas Kievit, janë vrarë më shumë se 14 mijë njerëz dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Shtigjet e mundshme të pushtimit të Ukrainës

Këshilltari për Siguri i SHBA’së, Jake Suvillan tha se Rusia mund të pushtojë Ukrainën në çdo moment por se nuk dihet nëse këtë urdhër e ka dhënë presidenti rus Vladimir Putin.

Por sipas analizës nga Qendra për Studime Strategjike ( CSIS ), Rusia mund të përparojë drejt Ukrainës përmes tre rrugëve të mundshme në varësi të synimeve të Kremlinit.

Rruga Veriore

Forcat ruse mund të bëjnë përparime drejt Kievit nga veriu, dhe nëse Bjellorusia lejon përdorimin e sistemeve të saj rrugore dhe hekurudhore, trupat ruse mund të shkojnë në Ukrainë nga Mazyr, Bjellorusi.

Rruga Qendrore

Rusia gjithashtu mund të dërgojë trupa nga ‘Republika’ e Donetskut drejt Zaporizhzhia dhe Dnipro për të zgjeruar kufijtë e saj drejt perëndimit.

Rruga Jugore

Nëse Rusia kërkon të sigurojë furnizimin me ujë të ëmbël për Krimenë dhe të bllokojë hyrjen e Ukrainës në det, ajo mund të bëjë një avancim nga jugu drejt Khersonit, ndërsa forcat e armatosura përparojnë drejt Melitopolit për t’u takuar me trupat përgjatë bregut të detit Azov. Rusia mund të dëshirojë të krijojë një urë tokësore për në Krime, e cila do të përfshinte kapjen e portit të Mariupolit.

Fuqia ushtarake e Ukrainës dhe Rusisë

Rusia ka një nga ushtritë më të fuqishme në botë. Ajo renditet në pesë vendet e para që shpenzojnë më shumë për ushtrinë e tyre.

Në vitin 2020, Rusia shpenzoi 61.7 miliardë dollarë për ushtrinë e saj, e cila përbënte 11.4 për qind të shpenzimeve qeveritare. Në krahasim, Ukraina shpenzoi 5.9 miliardë dollarë për ushtrinë e saj ose 8.8 për qind të shpenzimeve të qeverisë sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm ( SIPRI ).

Moska ka vendosur tashmë armë brenda distancës goditëse të Ukrainës, duke përfshirë sistemet e raketave balistike me rreze të shkurtër Iskander, sistemet e lëshimit të raketave, tanke luftarake dhe artileri.

Ndërkohë një numër vendesh kanë dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë raketat antitank Javelin nga Estonia dhe raketat anti-ajrore Stinger nga Letonia dhe Lituania. Kievi po përdor gjithashtu dronët për zbulim të prodhimit turk Bayrakhtar.

Ukraina ka marrë nga SHBA si pjesë e një pakete mbrojtëse prej 200 milionë dollarësh.

Fuqia ushtarake e Ukrainës

Ushtarë aktivë: 209.000

Rezervistë: 900.000

Artileri: 2.040

Mjete të blinduara: 12.303

Tanke: 2.596

Helikopterë: 34

Aeroplanë ushtarakë: 98

Buxheti për ushtrinë: 5.9 miliardë, 8.8 për qind e buxhetit

Fuqia ushtarake e Rusisë

Ushtarë aktivë: 900.000

Rezervistë: 2.000.000

Artileri: 7.571

Mjete të blinduara: 30.122

Tanke: 12.420

Helikopterë: 544

Aeroplanë ushtarakë: 1.511

Buxheti për ushtrinë: 61.7 miliardë, 11.4 për qind.

Komento: