Pushues të shumtë në qendrën e skijimit, Policia gjermane i përzë nga aty

19:37 | 03 Janar 2021

Policia gjermane përzë pushuesit në qendër të skijimit.

Policia gjermane ka përzënë pushuesit në një qendër skijimi pasi qindra prej tyre vërshuan Winterbergun, duke shkelur urdhrat e autoriteteve për të qëndruar në shtëpi dhe për t’i respektuar masat e izolimit.

Të dielën, policia ka bllokuar qasjen në qytet për shkak të masave të rrepta që kanë nisur që prej 16 dhjetorit. Winterbergu në ditët e fundit është vërshuar nga pushues të shumtë. Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se masat e izolimit janë thyer në 176 raste. Në 94 raste të tjera nuk është respektuar distanca dhe është thyer ndalesa e përdorimit të alkoolit në publik.

Gjermania më pesë janar pritet t’i vazhdojë masat e izolimit përtej 10 janarit për shkak se numri i rasteve është shumë i lartë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të vendosë për masat e reja, të cilat nuk dihet se sa do të zgjasin.

Komento: