Temperaturat e larta të kësaj të diele, kanë sjell dyndje pushuesish në plazhin e Durrësit.
Përveç pushuesve, në vijën bregdetare të Durrësit, nuk mungojë as shitësit ambulant.
Por dyndja e pushuesve ka nxjerrë edhe më shumë në pah problematikat në plazhin e Durrësit, raporton tch.
“Çadrat janë shumë ngjitur, mungojnë dushet, mungojë tualetet publike”, shprehen disa qytetarë.
Edhe pse ligji e parashikon se në plazhe duhet të jetë një vrojtues I cili u vjen në ndihmë qytetarëve në rast rreziku në det, qytetarët shprehen se vrojtuesi mungon.
“Jo nuk kemi parë, nuk ka”, thonë pushuesit.
Problem në plazhin e Durrësit mbeten edhe hapësirat publike, ku qytetarët mund të shkojnë me çadrat e tyre.