Lajme jo të mira për pushuesit, kur pritet të pushojnë reshjet.
Në dy ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga stuhi shiu dhe ere, të cilat kanë shkaktuar mjaft dëme, kryesisht në zonat bregdetare.
Sipas meterologes së Meteoalb Adiola Bani, kjo fundjavë do të vijojë me temperatura të paqëndryeshme dhe me stuhi shiu.
“Në fakt këto temperaturat e larta bëjnë që në pellgun e Mesdheut herë pas here të ketë zhvillim të stuhive dhe erërave të forta. Kjo ka ndodhur dhe mbrëmjen e djeshme, fillimisht në zonat bregdetare dhe më pas në të gjithë vendin. Dita e sotme ka sjellë një përmirësim, po pasditja e së premtes dhe fundjava rikthen shirat, ku nuk do të mungojnë as rrebeshet e shiut”, u shpreh Bani.
Ndërkohë që këto ditë ka pasur dhe një ulje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa moti pritet që të kthjellohet dhe të ngrohet në mesin e javës së ardhshme. Ndërkohë që edhe muaji Gusht pritet të jetë me tempratura të larta.
“Kemi pasur një rënie me të paktën 6 gradë të temperaturave. Në raste të veçanta era ka arritur shpejtësinë dhe në 90 kilometra në orë, pritet që një stuhi e ngjashme, pak më e vogël të jetë prezente në vendin tonë dhe pasditen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës. Do të ketë rreshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, transmeton Fax News.
Tempraturat e larta do të rikthehen gradualisht në pjesën e dytë të javës së ardhshme, në dhjetëditëshin e fundit të Korrikut moti do të jetë me diell dhe me temperature të larta. Muaji Gusht pritet që të jetë i nxehtë dhe i thatë, nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve të shiut afatshkurta, e lidhur kjo me temperaturat e larta”, u shpreh Bani.