Pushuesja nga Kosova rrezikon të mbytet në Shëngjin

09:33 | 24 Korrik 2023
pushuesja-nga-kosova-rrezikon-te-mbytet-ne-shengjin

Një shqiptare e Kosovës ka rrezikuar të mbytet mëngjesin e kësaj të hënë në plazhin e Shëngjinit.

Ajo është nxjerrë nga pushuesit e tjerë në breg dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, është transportuar me ambulancë në spitalin rajonal të Lezhës.

Burimet bëjnë me dije se pushuesja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësorë, pasi ka konsumuar shumë ujë.

Këtë sezon kanë qenë të shumta rastet ku pushuesit kanë rrezikuar mbytjen, ndërsa shumë të tjerë, fatkeqësisht kanë gjetur vdekjen nga mbytja ose nga probleme me zemrën kur kanë rënë në konktakt me ujin.

Komento: