Puthja me Mateon, vjen reagimi i parë nga Instagrami i Brikenës

12:21 | 25 Mars 2026

Pas gati tre muajsh pritje në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Brikena dhe Mateo më në fund shkëmbyen puthjen e tyre të parë gjatë spektaklit të mbrëmshëm.

Ky moment romantik bëri për vete gjithë rrjetin, por vëmendjen e madhe e mori një detaj nga jashtë shtëpisë.

Në videon e puthjes që po bën xhiron e internetit, llogaria zyrtare e Brikenës në Instagram la komentin: “Awww, shoqëruar me zemër”.

Ky reagim i ëmbël, i cili mori mijëra pëlqime në pak orë, tregon qartë edhe një herë mbështetjen e njerëzve të saj të afërm për këtë lidhje.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë dinamika e tyre si çift brenda shtëpisë së BBVA.

Komento: