Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se 318 mijë njerëz i janë bashkuar forcave ruse të armatosura pas urdhrit për mobilizim të pjesshëm të Moskës.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti citoi Putinin të ketë thënë se 49 mijë nga të hartuarit po kryenin tashmë misione luftarake, ndërsa pjesa tjetër është angazhuar në stërvitje, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.
Kujtojmë se Putin urdhrin për mobilizim të pjesshëm e dha gjatë muajit shtator.