Putin del për herë të parë nga Rusia që prej nisjes së luftës në Ukrainë, shkon në këtë vend

19:00 | 29 June 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin, doli për herë të parë nga Rusia që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës, duke vizituar Turkmenistanin.

Në Ashgabat, Putin do të marrë pjesë në një samit dyditor me drejtues të shteteve të rajonit të Kaspikut, ku përveç Rusisë dhe organizatorëve, janë edhe drejtuesit e Azerbajxhanit, Kazakistanit dhe Iranit.

Të martën, Putin u takua edhe me Presidentin e Taxhikistanit, Emomali Rahmon, aleat të vjetër të tij, pasi është lideri më jetëgjatë i ish-republikave sovjetike.

Udhëtimi i fundit i Putinit jashtë Rusisë, i bërë publik nga Kremlini, ishte në Pekin në fillim të shkurtit, ku u takua me homologun kinez Xi Jinping, duke zbuluar traktatin e miqësisë pa kufi mes dy shteteve, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore./A2CNN

Komento: