Putin fjalim para ushtarëve: Ju po luftoni për sigurinë e Rusisë, NATO kërcënim për ne

10:35 | 09 May 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka nisur fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës duke u thënë luftëtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë.

“Ju po luftoni për atdheun tuaj, të ardhmen e tij”, thotë ai.

“Vdekja e çdo ushtari dhe oficeri është e dhimbshme për ne. Shteti do të bëjë gjithçka për t’u kujdesur për këto familje”, tha Putin.

Ai uron veteranët për ditën e “fitores së madhe”.

Dita e Fitores feston fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Putin tha se aleanca ushtarake e NATO-s, ku Ukraina ka shprehur ambicie për t’u anëtarësuar, është “kërcënim i dukshëm” për Rusinë.

“Në Kiev kanë thënë se mund të sigurojnë armë bërthamore dhe NATO-ja ka filluar t’i eksplorojë tokat afër nesh. Kjo është bërë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka ka treguar se ekziston nevoja për të luftuar”, tha Putin.

Komento: