Rusia po vazhdon marrëdhënien jo të mirë me Amerikën.
Ministria e Jashtme ruse ka shtuar 29 amerikanë të tjerë në listën e ndalimit të hyrjes në këtë shtet, përfshirë zëvendëspresidenten amerikane Kamala Harris dhe shefin e Meta, Mark Zuckerberg.
Në deklaratë thuhet se në mesin e atyre që u ndalohet hyrja në territorin rusë ka politikanë, figura mediatike, biznesmenë, akademikë e gazetarë.
“Këtyre individëve u ndalohet hyrja në Federatën Ruse për një kohë të pacaktuar”, tha Ministria e Jashtme ruse në deklaratë.
Veprimi i Moskës erdhi pasi Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten një ndihmë ushtarake shtesë prej 800 milionë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën të luftojë kundër agresionit rus.