Ish-Presidenti ukrainas Poroshenko me kallashnikov në dorë.
Ish-Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko është parë me kallashnikov në dorë rrugëve të Ukrainës.
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me CNN, ai ka thënë se ukrainasit nuk do të dorëzohen dhe se Putin kurrë nuk do ta marrë Ukrainën, transmeton Gazeta Express.
“”Pavarësisht se sa ushtarë i vret, sa raketa i ka, sa armë nukleare i ka, ukrasinasit janë një popull i lirë me një të ardhme evropiane”, deklaroi mes tjerash Poroshenko, i cili e quajti presidentin rus Putin të çmendur.